Thursday, May 4, 2017

ELIZA DUSHKU imazhi i Kampionatit Botëror të fluturimeve 9FAI Vlore 2017.


Eliza Dushku ka lindur në Watertown, Massachusetts, e bija e Philip R. Dushku, një administrator dhe mësues në shkollat publike të Bostonit, një profesoreshë e shkencave politike. Babai i Dushkut është një shqiptaro-amerikan nga qyteti i Korçës, ndërsa e ëma është me prejardhje daneze dhe angleze. Ajo ka tre vëllezër. Dushku ka ndjekur shkollën Beaver Country Day dhe është diplomuar nga shkolla e mesme Watertown.

Karriera e Elizes 
Dushku ndeshi në vëmendjen e agjentëve kur ishte 10 vjeç.
Ajo u zgjodh pas një kërkimi pesë-mujor për rolin kryesor të Alice në filmin That Night. 


Në 1993, Dushku mori një rol si Pearl në krah të Robert De Niros dhe Leonardo DiCaprioss në filmin This Boy's Life, një rol që sipas saj i hapi shumë dyer. 
Vitin më pas ajo luajti rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis në True Lies.
Ajo kishte pjesë edhe në Bye Bye Love si vajza e Paul Reiser, si Cindy Johnson në Race the Sun, dhe role në një film televiziv dhe me metrazh të shkurtër.



Karriera e saj vit pas viti, deri më sot, ka qenë e mbushur me role të ndryshme dhe të rëndësishme.
Ajo është themeluesja dhe drejtuesja ekzekutive e Boston Diva Productions, shërben në grupin drejtues të organizatës THRIVEGulu (Qendra e Shërimit të Traumës dhe Reflektimit në Gulu), një organizatë kushtuar ndihmës së të mbijetuarve të luftës (përfshirë edhe fëmijë ushtarë) në Ugandën Veriore. Si një figurë model për aktivizmin e saj, u ftua nga Millenium Campus Network (MCN) si një folëse kryesore duke marrë çmimin Global Generation në krah edhe të Sekretarit të shtetit amerikan John Kerry në aktivitetet e MCN në 2011.

Në filmin The New Guy e shfaqi Eliza prejardhjen shqiptare, me arsyen se gjyshja e vetë është shqiptare, janë dy skena me temën shqip.


Performanca në Tru Calling i siguroi Dushkut dy nominime në vitin 2004 për ndarjen e çmimeve Teen Choice si Choice Breakout Star – Femër, dhe për çmimet Saturn si aktorja më e mirë për një serial televiziv. Revista Maxim e renditi Dushkun në vend të 6-të në listën e femrave më të nxehta të 2009-ës. Dushku u nominua në vitin 2009 për një çmim Scream si aktorja më e mirë Shkencë-Trillim për rolin e saj si Echo. Ajo u quajt dhe Ambasadorja e programit Consumer Electronic Show Entertainment në tetor 2011.

Për herë të parë në Shqipëri organizohet një kampionat botëror që ka të bëje me sportin e "Paragliding", fluturimit me parashutë, sic njihet ndryshe. Nga dt. 5-14 Maj 2017, Vlora do të shndërrohet në qytetin e parë shqiptar ku zhvillohet një kampionat botëror, imazhi i të cilit do të jetë aktorja e famshme Eliza Dushku! Tashmë Eliza sapo mbërriti në aeroportin Nënë Tereza.