Monday, March 27, 2017

Ndryshimi i orës, truket për të kapur ritmin ⌚⏰

Ndryshimi i orës, truket për të kapur ritmin ⌚⏰




A është e mundur të reduktoni efektin e ndryshimit të orës që ndikon në organizëm? Pothuajse për të gjithë përshtatja me ritmin e ri nuk është e thjeshtë. Por me disa këshilla mund t’ia arrini qëllimit.
E djeshmia shënon të dielën e fundit të muajit mars dhe bashkë me këtë edhe ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara. Ky ndryshim i orës ditën e Dielë ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit ku ora shënoi menjëherë 03:00.
Sipas ekspertëve, ndryshimi i orës “mund të shkaktojë një lloj ndryshimi në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut që ndikon në humorin dhe vizionin e botës së njerëzve".
Pavarësishtë ndryshimit vetëm për një orë, kjo periudhë i bën njerëzit të ndihen jo mirë, me një ndjesi boshe.
Sipas psikiatrit John Sharp, i diplomuar në Universitetin e Havardit, oreksi më i madh për të ngrënë, vështirësia për të fjetur ose përgjumja e tepruar mund të jenë shqetësime të lidhura me ritmet e reja. Në praktikë, organizmi ynë është i detyruar që të përshtatet me këtë situatë të re, ku për çdo gjë që bëjmë do të na duhen më shumë përpjekje dhe vendosmëri.
Shqetësimi më i madh, për shumë persona, do të jetë i lidhur me gjumin: sipas Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Gjumit (Aims), 12 milionë persona mund të kenë probleme me kthimin e orës së verës.
Këshilla për të fjetur mirë, pavarësisht ndryshimit të orës
Siç dihet, akrepat e zhvendosur një orë përpara sjellin një orë dritë më shumë, por një më pak për gjumë. Ja disa këshilla për të fjetur sërish mirë, pavarësisht orës verore:
Mundohuni të qëndroni në ajër të pastër çdo ditë, të paktën gjysmë ore: në këtë mënyrë, ora biologjike ndihmohet për të bërë dallimin ndërmjet ditës dhe natës.
Dieta (ushqimi) luan një rol shumë të rëndësishëm: thojini po sheqernave të lehta (domateve, orizit, makaronave, bukës), produkteve të qumështit dhe frutave (bananeve, mandarinave dhe fiqve) që nxisin gjumin.
Nga ora 10 e darkës dhe pak më pas është mirë që të filloni përgatitjet për të fjetur, fikni dritat, eliminoni zhurmat dhe ndërprisni aktivitetet impenjative.
Një dhomë gjumi e parregulluar apo e rrëmujshme nuk e favorizon gjumin. Së fundi, hidhini një sy dyshekut: ai nuk duhet të jetë shumë i fortë, por as edhe shumë i butë, sepse, përndryshe, shpina juaj nuk do të ketë një mbështetje të mirë.
Gjithsesi, pas kalimit të ditëve të para të këtij ndryshimi, çdo gjë do të kthehet në normalitet, në përputhje me zakonet tuaja. Të paktën deri në vjeshtë, kur ne do të njoftohemi përsëri për ndryshimin e orës.
Bëni joga
Qëndroni shtrirë me shpinë dhe përpiquni të relaksoheni dhe të rrini të qetë. Pak a shumë do të duket sikur jeni “pa frymë, si i vdekur”.
Shtrihuni me shpinë mbi një sipërfaqe të drejtë, me krahët dhe këmbët e shtrira drejt por jo duke prekur trupin tuaj, pëllëmbët duhet t’i drejtoni për lart.
Qëndroni në këtë pozicion për disa minuta, ose për aq kohë sa ju pëlqen.
 do të ndihmojë të relaksoni shpirtin dhe trupin tuaj.

Sunday, March 26, 2017

Errësirë në ndërtesat e njohura për Orën e Tokës

Errësirë në ndërtesat e njohura për Orën e Tokës





Kremlini në Moskë, Empire State Building dhe selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Kulla Eiffel në Paris dhe Akropolisi në Athinë, ishin në mesin e ndërtesave dhe monumenteve, në qytetet e 170 vendeve në gjithë botën, që i kanë ndalur dritat për 60 minuta.
Kjo ngjarje e ka origjinën në Sidnej të Australisë, ku Ndërtesa e Operës së këtij qyteti, me famë botërore, po ashtu, ishte errësuar për një orë.
Këtë ngjarje e ka organizuar Fondi Botëror për Natyrën e Paprekur (WWF).
“Ne e filluam Orën e Tokës në vitin 2007 për tu treguar liderëve se ndryshimi klimatik është çështje për të cilën njerëzit kujdesen”, tha koordinatori, Siddarth Das.
Shkencëtarët thonë se vitin e kaluar në Tokë janë shënuar temperaturat më të nxehta në kohët moderne.
Ky ishte viti i tretë me radhë me ngritje të temperaturave.

Once upon a dream…👰👰







b389d1206556b1f7340eb8c31a4ff173

Të gjitha vajzat ëndërrojnë për ditën e dasmës, fustanin që do të veshin dhe ambientin përreth. 
Ne po jua thjeshtojmë punën duke ju risjellë disa nga fustanet e nusërisë më të bukura dhe më legjendare të princeshave apo personazheve publike. Kështu, ju mund t’i shijoni ato, të frymëzoheni prej tyre dhe pse jo, ato që do të martohen së shpejti, mund edhe të “vjedhin” disa ide.👰👰💕💖💋👍

1.  Grace Kelly me një fustan Helen Rose
Ky fustan ndodhet në Philadelphia Museum of Art, pas donacionit të Grace Kelly-t

Image result for grace kelly wedding



2. Elisabeth Taylor me një fustan Helen Rose

Image result for Elizabeth Taylor wedding dress


3. Audey Hepburn me një fustan Pierre Balmain, i cili sipas Vogue Uk, u shit 23.000 $ në një ankand në Londër.

Related image

4. Mbretëresha Raina Al Yassin me një fustan të krijuar nga stilisti anglez Bruce Oldfield.

Image result for Rania Al Yassin wedding dress

5. Princesha Elizabeth me një fustan të Norman Hartnell.

Related image


Image result for Princess Elizabeth wedding dress


6. Lady Diana me një fustan David Emanuel.

Image result for Lady Diana wedding dress

7. Kate Moss me fustanin John Galliano

Image result for Kate Moss  wedding dress

Image result for Kate Moss  wedding dress


8. Angelina Jolie me një fustan Versace.


Related image

9. Kate Middleton me një fustan Alexander Mcqueen.

Image result for Kate Middleton wedding dress

Related image

10. Mbretëresha Letizia me një fustan të Manuel Pertegaz

Image result for Mbretëresha Letizia wedding dress

Saturday, March 25, 2017

10 mijë shqiptarë pushtojnë qendrat e qyteteve për rekordin Guiness!




Ky mund të jetë organizimi më i madh i realizuar në Shqipëri, ku 10.000 nxënës të shkollave të ndryshme në kryeqytet dhe në rrethe, kanë performuar këngën "Cups" me qëllim thyerjen e rekordit "Guiness Cup Song Albania", njëkohësisht duke përçuar mesazhin e paqes, dashurisë dhe bashkëjetesës.


"Paqe, dashuri, bashkëjetesë, e gjithë Shqipëria një zemër, një ritëm, ndodh vetëm në vendin tonë, ndaj mos e braktisni vendlindjen."


4000 gjimnazistë janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" duke formuar fjalën "Albania 2017", ndërsa iniciativës së tyre i janë bashkuar edhe 6000 të tjerë në Shkodër, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korcë etj.


Kjo nismë është ndërrmarrë nga Sirea Film në bashkëpunim me Bashkinë e kryeqytetit, Ministrinë e Arsimit dhe partner mediatik Ora News. Prej gati dy muajsh, nxënësit të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Tiranës janë organizuar në prova të vazhdueshme në krijimin e muzikës ritmike përmes gotave. 2000 tollumbace me mesazhe u lëshuan drejt qiellit e mbi 100 dritare të ministrive u hapën njëherësh në kryeqytet.




Friday, March 24, 2017

Good Music, Great DJ, Best Memories #Dj_AmiEvent 💪💥💿🎤🎧🎵🎸🎼



Që gjithcka të nisi dhe të mbarojë në mënyrë perfekte ka vetëm një zgjedhje:

Një Dee Jay i specializuar për ceremoni martesore, i cili do të luajë muzikë të zgjedhur për të pranishmit, me anë të së cilës do të krijojë atmosferën e duhur për një event të tillë, të personalizuar dhe në bazë të shijeve tuaja muzikore dhe karakteristikave të të ftuarve tuaj.

DJ që Ami Event sygjeron kanë të paktën 10 vjet eksperiencë në realizimin artistik të ceremonive martesore por edhe të eventeve të ndryshme.

#jusillninjerëzitnesjellimfestën
#AmiEvent #a_perfect_choice






Saturday, March 18, 2017

Tre ciftet e episodit te 3 tek "Lufta e Nuseve", Te dielen ora 20:00 @TvKlan 👰💑💍🎵🎺🎹🎻🎼






                           

                           
Po prezantojme 3 ciftet e episodit te se dieles:
E para ne gare eshte Raela,nga Shkodra njeh dashurine e jetes ne Pekin ku punon si gazetare e Radios se Jashtme Kineze. Ai eshte Faisal, inxhinieri i IT nga Pakistani.
#Fustani_i_nuserise_AmiEvent
#Brandi_NicoleSpose
#Dekor_AmiEvent
@Hotel Tirana International

Nusja e dyte eshte Irma me origjine nga Vilnus - Lithuania por e lindur dhe rritur ne Londer. Ne vitet e saj te adoleshences rreth te 18 -ave, ne nje party ditelindjeje takon dashurine e pare dhe te vetme te jetes se saj. Ai ishte Klinsmani nga Elbasani qe shoqeria e perbashket dhe fati e solli ne te njejten ditelindje...Ishte shkruar....
#Fustani_i_Nuserise_AmiEvent
#Brandi_JustinAlexander #Brandi Crystalline 
#Dekor_AmiEvent #FotoAmiEvent 
@Riva Elbasan

E treta ne radhe, me vetem nje dite me vone, eshte Monika. Ajo punon konsulente biznesi ne nje kompani te mirenjohur biznesi dhe na rrefen plot humor njohjen e saj me Besin..Monikes, sidomos per 

#Fustani_i_Nuserise_AmiEvent
#Brandi_JustinAlexander
#Dekor_AmiEvent
@Hotel Delta 


Friday, March 17, 2017

NGJYRAT JANE BUZEQESHJA E NATYRES! Ju zgjidhni ngjyrat, Ami Event ju sjellë buzëqeshjen! 😊😊


 Ne kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e dasmave. Për të gjithë ciftet që kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë vit, ne i ofrojmë shumëllojshmërinë e dekoreve tona ku cdo sezon ne vijmë me risi të reja.

Dekorimi i ambjentit si një nga shërbimet më të rëndësishme të ceremonisë martesore, tek ne merr rëndësinë e duhur.
Cdo gjë realizohet nga një skenograf profesionist i cili përshtat shijet dhe kërkesat tuaja dhe i jep tonet e duhura kësaj dite speciale.
Do të përcaktojmë me saktësi detajet që nga ngjyra e petaleve e deri te tavolina e ciftit, në varësi të përzgjedhjeve tuaja dhe sygjerimeve tona.

NGJYRAT JANE BUZEQESHJA E NATYRES!
Ju zgjidhni ngjyrat, Ami Event ju sjellë buzëqeshjen! 🌷🌼🌻🌺🌹🍁
#dekoramievent_official 
#10vjetamievent 






"Lufta e Nuseve" episodi 3, te dielen ora 20:00 @TvKlan 👰💑




Nuset e kesaj jave jane:

1. Raela
2. Irma
3. Monika
Na ndiqni 👰💑💖🎵🎻🎹🎼🎧
@amievent_official
#jusillninjerezitnesjellimfesten
#luftaenuseve 👰👰👰

Wednesday, March 15, 2017

Trajtojeni veten me dashuri ne "Venere by Ami"! 😍😊









Dëshironi të jeni perfektë për ditën më të rëndësishme të jetës tuaj?
Po futemi në sezonin e dasmave dhe cdo nuse përgatit ditën e saj të madhe që disa muaj më parë. 
"Venere by Ami" ju vjen në ndihmë me profesionistët më të mirë. Tani është koha e përkryer për të planifikuar cdo detaj të ditës tuaj më të rëndësishme.

Në Venere by Ami do të gjeni atë që kërkoni, që të dukeni përrallorë në dasmën tuaj. 
Koncepti i këtij oazi të relaxit lidhet me bukurinë në cdo formë të saj. Ambienti i kuruar në detaj, stafi profesionist si dhe produktet cilësore janë faktorët pse ky ambient vecohet nga të tjerët. Pranë Venere by Ami do të gjeni një gamë të gjerë shërbimesh të cilat ndërthurin sektorin e parukerisë dhe SPA. Profesionistët e parukerisë sjellin tendencat e fundit të stilimit të flokëve për një look fenomenal, që nga prerjet, ngjyrat më të preferuara të momentit deri te trajtimet e avancuara të kurimit të flokëve të destrukturuar. Nëse dëshironi të krijoni look romantik, apo dëshironi të dukeni joshëse ju duhet të mbani mend vetëm: "Venere by Ami" e cila ju jep mundësinë të jeni ylli i mbrëmjes në ditën tuaj të madhe. 

Dasma është e përbërë nga momente të paharrueshme që kthehen në kujtime, 
Niseni bukur......
"Trajtojeni veten me dashuri"- E ku tjetër vecse në "Venere by Ami"!

Tuesday, March 14, 2017

Gezuar "Diten e Veres"! 🌞🌺🍀🌻🌷🌼🌸🌹

       🌞 Uroj qe ditet tuaja te shkelqejne dhe te jene te ndritshme si kjo dite sot! 🌞

Monday, March 13, 2017

Nuse e bukur si Rovena Ibrahimi!



Këngëtarja e mirënjohur Rovena Ibrahimi është duke shijuar ditët më të bukura të jetës së saj, ku suksesit të vazhduar në muzikë, prej një viti i është bashkuar edhe kurorëzimi i dashurisë së saj.
Në 16 Korrik 2016 bukuroshja vlonjate i dha fund beqarisë në një atmosferë të vërtetë magjie ku miq e të afërm kënduan e kercyen deri në orët e para të mëngjesit. Atë natë Rovena u ndje mjaft e përkëdhelur pasi të gjithë miqtë e saj artistë u kujdesen që cdo gjë të shkonte në mënyrë perfekte. Grupi Ali Pasha mbajti peshën me të madhe në dasëm, ndërkohë atë natë nuk mungoi edhe zëri i mrekullueshëm i këngëtares vlonjate Maya, e cila është njëkohësisht edhe mike e afërt e Rovenës. Petrit Lulo dhe Parodistët e Vlorës ishin një tjetër moment i rëndësishëm i kësaj nate duke krijuar në këtë mënyrë një atmosferë të mrekullueshme.

Fustanet e nusërisë së këngetares Rovena Ibrahimi u përzgjodhën me mjaft kujdes e dashuri nga salloni Ami Event Fier.


Ne i urojmë Rovenës jetë të lumtur e me trashegime!  




Sunday, March 12, 2017

Ju prezantojme me dasmen e Rudina Dembacaj!




Bukuroshja Rudina Dembacaj, lindur me 4 korrik ne Lezhe duket se eshte duke shijuar ditet me te bukura te jetes se saj, pas ardhjes ne jete te vajzes se saj te pare Viktoria Varfaj. Dhe meqe permendem engjellin Viktoria, eshte interesante te ndajme me ju se lajmin per te cilin Rudina do te behej nene e ka marre pikerisht ne daten 23 prill 2016, gjate inagurimit te Sallonit Ami Event Fier!

Ajo eshtë e njohur si aktorja e “Al Pazar”, për rolet e saj të spikatura, nisur që nga Jozefina Topalli, Aja, e shumë të tjerë. Por, prej më shumë se një sezoni Rudina Dembacaj i ka munguar ekranit per shkak te ndryshimeve të mëdha në jetën e saj private.

Ne daten 30 qershor te vitit qe lame pas, Rudina kurorezoi dashurine e saj me Aleksin, sipermarresin e njohur nga Tirana, duke nisur ne kete menyre nje faze te re dhe te bukur te jetes se saj. Ceremonia e dasmes u organizua ne Iliria Palace Wedding Park mes miqsh e familjare, duke e shnderruar kete dite ne nje feste te vertete. Per te gjithe ceremonine e dasmes u kujdesen profesionistet e Ami Event, duke realizuar nje dekor te pa eksperimentuar me pare me tollumbuce dhe lule kumbulle. Muzika dhe argetimi i te ftuarve i’u besua DJ Ermir Mamaqit, nderkohe fustanet e nuserise jane zgjedhur me shume dashuri nga Ami Event!



Pas dasmes, festa per ciftin vazhdoj ne menyre private, ne ishullin e Santorinit ne Greqi!
Per me shume shihni sot ne mbremje episodin e dyte te Luftes se Nuseve, ora 20:00 ne Tv Klan.






Saturday, March 11, 2017

"Lufta e Nuseve" episodi i dyte!


Ju prezantojme me episodin e neserm tek "Lufta e Nuseve", ora 20:00 ne @TvKlan:
1. Eneida
2. Rudina
3. Tina
Na ndiqni 👰💃💑💍💐🎬🎵🎻🎹🎷🎼

The Best of DJ Ermir Mamaqi 2016!


The Best of DJ Ermir Mamaqi 2016!




Mire se vini ne Ami Event Fier!




Ami Event është kompania e parë në fushën e organizimit të eventeve, e cila nisi hapat e saj të para që prej vitit 2007 dhe vazhdon të zhvilloj një sistem unikal për krijimin dhe marketimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e organizimit të festave si dasma, evente, konferenca, koncerte, reklama, trajnime etj.

Kompania operon me një rrjet të gjerë profesionistësh të cilët garantojnë shërbimin më të mirë që ofron tregu shqiptar edhe më gjerë. Ami Event operon me partner, të fuqishëm në tregun botëror, në filialet tona do të gjeni koleksionet më të fundit të pasarelave të e modës. Nuk mungojnë hotelet dhe restorantet luksoze, profesionistët e vërtet të fotografisë dhe video projeksionit, këngëtarët dhe DJ më të kërkuar në treg. Si dhe element të tjerë artistikë, të cilët janë të domosdoshëm për një event sa më të veçantë.

Jemi këtu fal punës së palodhur të stafit tonë, dhe klientëve tanë të cilët na kanë besuar evente të rëndësishme të kompanive të tyre prestigjioze dhe institucione qendrore.


Një potencial shumë i rëndësishëm janë dhe klientët individë, të cilët na kanë besuar ditën më të veçantë të jetës së tyre. Eksluziviteti në emrat e stilistëve më të njohur botërorë, eksperiencë dhe profesionalizëm, përmbushja e dëshirave dhe nevojat e klientëve, çmimet tepër konkurruese për produktet dhe shërbimet e ofruara, staf i trajnuar profesionistësh, si dhe premtimin e shkarkimit të stresit, lodhjes dhe garancisë së shmangies së gabimeve të mundshme në planifikimin dhe organizimin e eventeve këto janë disa nga elementët pse duhet të zgjidhni Ami Event.

Ami Event tashme operon me tre filiale: Tirane, Durres dhe Fier.