Ami Event Fier

Sunday, March 26, 2017

Errësirë në ndërtesat e njohura për Orën e Tokës

Errësirë në ndërtesat e njohura për Orën e Tokës


Pamje e Kullës Eiffel në Paris pa drita (djathtas) dhe me drita



Ndërtesa të njohura në gjithë globin mbrëmë i kanë ndalur dritat në kuadër të shënimit të Orës së Tokës, për të tërhequr vëmendjen për ndryshimet klimatike.
Kremlini në Moskë, Empire State Building dhe selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Kulla Eiffel në Paris dhe Akropolisi në Athinë, ishin në mesin e ndërtesave dhe monumenteve, në qytetet e 170 vendeve në gjithë botën, që i kanë ndalur dritat për 60 minuta.
Kjo ngjarje e ka origjinën në Sidnej të Australisë, ku Ndërtesa e Operës së këtij qyteti, me famë botërore, po ashtu, ishte errësuar për një orë.
Këtë ngjarje e ka organizuar Fondi Botëror për Natyrën e Paprekur (WWF).
“Ne e filluam Orën e Tokës në vitin 2007 për tu treguar liderëve se ndryshimi klimatik është çështje për të cilën njerëzit kujdesen”, tha koordinatori, Siddarth Das.
Shkencëtarët thonë se vitin e kaluar në Tokë janë shënuar temperaturat më të nxehta në kohët moderne.
Ky ishte viti i tretë me radhë me ngritje të temperaturave.

Posted by Unknown at 8:34 AM
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest

No comments:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments (Atom)

About Me

Unknown
View my complete profile

Ami Event Fier

  • ▼  2017 (19)
    • ►  August (1)
    • ►  May (1)
    • ►  April (2)
    • ▼  March (15)
      • Ndryshimi i orës, truket për të kapur ritmin ⌚⏰
      • Errësirë në ndërtesat e njohura për Orën e Tokës
      • Once upon a dream…👰👰
      • 10 mijë shqiptarë pushtojnë qendrat e qyteteve për...
      • Good Music, Great DJ, Best Memories #Dj_AmiEvent ...
      • Tre ciftet e episodit te 3 tek "Lufta e Nuseve", T...
      • NGJYRAT JANE BUZEQESHJA E NATYRES! Ju zgjidhni ng...
      • "Lufta e Nuseve" episodi 3, te dielen ora 20:00 @T...
      • Trajtojeni veten me dashuri ne "Venere by Ami"! 😍😊
      • Gezuar "Diten e Veres"! 🌞🌺🍀🌻🌷🌼🌸🌹
      • Nuse e bukur si Rovena Ibrahimi!
      • Ju prezantojme me dasmen e Rudina Dembacaj!
      • "Lufta e Nuseve" episodi i dyte!
      • The Best of DJ Ermir Mamaqi 2016!
      • Mire se vini ne Ami Event Fier!
Watermark theme. Powered by Blogger.