Monday, March 13, 2017

Nuse e bukur si Rovena Ibrahimi!



Këngëtarja e mirënjohur Rovena Ibrahimi është duke shijuar ditët më të bukura të jetës së saj, ku suksesit të vazhduar në muzikë, prej një viti i është bashkuar edhe kurorëzimi i dashurisë së saj.
Në 16 Korrik 2016 bukuroshja vlonjate i dha fund beqarisë në një atmosferë të vërtetë magjie ku miq e të afërm kënduan e kercyen deri në orët e para të mëngjesit. Atë natë Rovena u ndje mjaft e përkëdhelur pasi të gjithë miqtë e saj artistë u kujdesen që cdo gjë të shkonte në mënyrë perfekte. Grupi Ali Pasha mbajti peshën me të madhe në dasëm, ndërkohë atë natë nuk mungoi edhe zëri i mrekullueshëm i këngëtares vlonjate Maya, e cila është njëkohësisht edhe mike e afërt e Rovenës. Petrit Lulo dhe Parodistët e Vlorës ishin një tjetër moment i rëndësishëm i kësaj nate duke krijuar në këtë mënyrë një atmosferë të mrekullueshme.

Fustanet e nusërisë së këngetares Rovena Ibrahimi u përzgjodhën me mjaft kujdes e dashuri nga salloni Ami Event Fier.


Ne i urojmë Rovenës jetë të lumtur e me trashegime!  




No comments:

Post a Comment