Saturday, March 25, 2017

10 mijë shqiptarë pushtojnë qendrat e qyteteve për rekordin Guiness!




Ky mund të jetë organizimi më i madh i realizuar në Shqipëri, ku 10.000 nxënës të shkollave të ndryshme në kryeqytet dhe në rrethe, kanë performuar këngën "Cups" me qëllim thyerjen e rekordit "Guiness Cup Song Albania", njëkohësisht duke përçuar mesazhin e paqes, dashurisë dhe bashkëjetesës.


"Paqe, dashuri, bashkëjetesë, e gjithë Shqipëria një zemër, një ritëm, ndodh vetëm në vendin tonë, ndaj mos e braktisni vendlindjen."


4000 gjimnazistë janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" duke formuar fjalën "Albania 2017", ndërsa iniciativës së tyre i janë bashkuar edhe 6000 të tjerë në Shkodër, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korcë etj.


Kjo nismë është ndërrmarrë nga Sirea Film në bashkëpunim me Bashkinë e kryeqytetit, Ministrinë e Arsimit dhe partner mediatik Ora News. Prej gati dy muajsh, nxënësit të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Tiranës janë organizuar në prova të vazhdueshme në krijimin e muzikës ritmike përmes gotave. 2000 tollumbace me mesazhe u lëshuan drejt qiellit e mbi 100 dritare të ministrive u hapën njëherësh në kryeqytet.




No comments:

Post a Comment